Njohësi i sigurisë, Armend Halimi, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi në Skënderaj, gjatë tubimit të Albin Kurtit.
Ai thotë se sonte ishte rrezik real dhe se në rast incidenti me pasoja për kryeministrin, ai thotë se nxitës primar duhet konsideruar shumë figura duke mos iu përmendur emrat.
Postimi i plotë:
Për çdo incident me pasoja eventuale të kryeministrit, nxitës primar duhet konsideruar shumë figura (s’ka nevojë për emër, shihni profilet dhe deklaratat)!
Sonte ishte një rrezik real në Skenderaj.
E dhimbshme të shohësh situata të tilla, në vend të gëzimit për mbylljen jo të largët të komunës paralele serbe në këtë komunë.






