Komentatori politik Halil Matoshi në Politiko ka kritikuar mënyrën se si kryeministri Albin Kurti menaxhon imazhin e tij politik gjatë fushatave zgjedhore. Sipas Matoshit, Kurti përdor taktika për të mobilizuar elektoratin duke prodhuar armiq .
Matoshi thekson se në tre palët e kaluara të zgjedhjeve të fituara nga Kurti, armiku i përdorur ka qenë Serbia dhe përfaqësues të saj, si dhe individë si Radojçiçi.
Ndërkaq, sipas Matoshit, në këtë cikël zgjedhor, armiku i ri i “fabrikuar” nga Kurti janë mediat dhe gazetarët.
“Kjo është një strategji për të krijuar polarizim dhe për të justifikuar veprime të caktuara politike, ndërkohë që publikohet një narrativ i ri i konfliktit,” ka thënë Matoshi.









