spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Haki Abazi shpërthen ndaj Kurtit: Narcizoid politik, kërkoj falje që e solla në pushtet

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në emisionin “DPT te Fidani” ka folur ashpër për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “narcizoid politik”.

Abazi, i cili dikur ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti, u shpreh se ndjen përgjegjësi për faktin që Kurti është sot në pushtet dhe i ka kërkuar falje publike qytetarëve për këtë.

“Ne kemi të bëjmë me një narcizoid politik. Unë po them për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar afër. Kam qenë zv.kryeministër në kohën kur është bërë për herë të parë e të vetme kryeministër prej opozitës 15-vjeçare”, deklaroi Abazi.

Ai shtoi më tej: “Unë sot i kërkoj falje publikisht secilit njeri që kam menduar bashkë me ta që përfundoi tranzicioni dhe po fillon etapa e zhvillimeve të mëdha të Kosovës. Unë jam bashkëfajtor që një njeri si ai është në pushtet sot”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit