spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Hajnat thyejnë veturën e të rinjve te qendra e skijimit në Brezovicë, vjedhin mbi 20 mijë euro

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura. Cak i hajnave jo rrallëherë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, siç ndodhi së fundmi te qendra e skijimit në Brezvovicë.

Tre të rinj, shtetas të Shqipërisë kërkuan ndihmën e Policisë pasdite dhe raportuan se nga vetura e tyre është vjedhur një çantë me para të gatshme.

Bazuar në dëshminë e tyre, vetura është hapur me forcë dhe janë vjedhur mbi 20 mijë euro, si dhe mijëra lek shqiptare.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit