Qytetarët protestues që po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike janë janë zhvendosur nga KEDS tek objekti i Qeverisë, e ku aty i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të dalë tek ta.
“Hajde poshtë, dil para popullit”, është thirrja e protestuesve.
Ndërkohë që protesta ka filluar në ora 13:00 para objektit të KEDS, e ku aty është arrestuar një i moshuar.








