Në muret e Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite me thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte në orën 21:00.
“UÇK. Hajde edhe ti në shesh”, shkruhet në grafitet e vendosura në hapësirën pranë Fakultetit Juridik.
Kjo thirrje u drejtohet qytetarëve për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet sonte në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.









