Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka vizituar qytetin e Skenderajt.
Kurti ka publikuar një video nga kjo vizitë në rajonin e Drenicës.
Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka vlerësuar se sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së është emblema e forcës së kombit dhe shtetit.
“E diela në Skënderaj, nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit.
Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, është emblema e qëndresës dhe forcës sonë si shtet e komb” – ka shkruar ai.








