Kandidati për deputet Hajdar Beqa ka treguar se ka mbështetjen e Endritit, djalit të Presidentit Hashim Thaçi.
Beqa dha edhe një mesazh duke qenë i bindur se PDK do dal fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Endriti, djali i Presidentit Thaçi, gjithmonë në anën e ndryshimeve të mëdha. Me vizion, përkushtim dhe besim të palëkundur në të ardhmen, i përgatitur dhe i bashkuar për fitoren e madhe më 28 dhjetor. Kur idealet trashëgohen dhe angazhimi bëhet mision, fitorja është vetëm çështje kohe”.






