Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Mbi 100 mijë qytetarë kanë nënshkruar brenda një muaji një peticion në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përmes formave fizike dhe online.


Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se peticioni pritet të dorëzohet në Hagë, në fillim të muajit maj, ndërsa nënshkrimet ende po vazhdojnë të mblidhen edhe nga shqiptarët në rajon dhe diasporë.

Sipas tij, ende nuk janë përfshirë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Presheva dhe Medvegja, për të cilat pritet një numër i konsiderueshëm.

Gucati theksoi se iniciativa ka nisur rreth një muaj më parë dhe, pavarësisht vonesave për shkak të protestave, është arritur një mobilizim i madh qytetar.


“Peticionin do ta dorëzojnë në Hagë. Akoma s’i kemi marrë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Preshevë e Medvegjë. Presim që të jetë një numër i konsiderueshëm i tyre. Jemi vonuar pak me këtë peticion, është dashur të bëhet në vitin e kaluar, por nuk patëm mundësi për shkak të protestave që patëm të njëpasnjëshme. Por, prapë kemi arritur sukses. Peticionin do ta dorëzojmë më 5 ose 6 mars. Kemi një muaj e katër pesë ditë që kanë nisur nënshkrimet. Kemi biseduar edhe me universitete, si në Kosovë, Shqipëri, Tetovë dhe me shoqata të ndryshme”, tha ai.

Ai bëri të ditur se synimi është që deri më 1 maj numri i nënshkrimeve të kalojë 200 mijë, duke e konsideruar këtë si një mesazh të fuqishëm për Gjykatën Speciale.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe barazi nga ajo Gjykatë, pasi që mendojmë që asnjërën prej tyre, nuk e ka. Besojmë që deri më 1 maj do t’i bëjmë mbi 200 mijë nënshkrime. Peticioni ynë duhet të ketë mesazh për Gjykatën Speciale, pasi që shqiptarët janë bashkë me ish-krerët e vendit. Në Kosovë nga ana e UÇK-së, nuk ka pasur krime lufte”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit