spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kritike, apel për vizitë, mund të bëhet shumë vonë

Hysni Gucati lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar Salih Mustafa që të vizitojë babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Gucati ka treguar se si përjetohet kjo situatë brenda mureve të paraburgimit, duke shtuar se edhe vetë Salih Mustafa nuk është mirë me shëndet.

“Vetë Salih Mustafa nuk është mirë me shëndet, pasi vuan nga diabeti i tipit 2. Merzia dhe stresi vetëm sa ia rëndojnë edhe më shumë gjendjen shëndetësore. I bëj apel ministrive përkatëse që të reagojnë sa më shpejt, sepse nesër mund të jetë tepër vonë. Nëse babai i Salih Mustafës ndërron jetë pa arritur ai ta shohë për herë të fundit, kjo do të ishte shumë vonë,” tha Gucati.

Ai shtoi se është jashtëzakonisht e vështirë për të burgosurit kur mendojnë se familjarët e tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk e dinë nëse do ta gjejnë gjallë prindin në mëngjes.“Me keqardhje po them se s’ka përjetim më të rëndë sesa të jesh brenda atyre katër mureve. Ditën e kalon me shoqëri, por nga ora 21:00 deri në mëngjes je vetëm me Zotin dhe me trupin tënd. Aty përballesh me dhimbje që janë të papërshkrueshme,” u shpreh Gucati.Raste të ngjashme, sipas tij, i ka përjetuar edhe vetë, bashkë me të tjerë që, siç tha, po mbahen padrejtësisht në Hagë.“Nuk ka dhimbje më të madhe se kjo. Ne i kemi përjetuar këto raste edhe më herët. E di çfarë ka vuajtur shpirti i Nasim Haradinajt, presidentit Hashim Thaçi, Bacit Jakup Krasniqi e të tjerëve. Të gjithë i kemi përballuar vdekjet e familjarëve sa ishim në burg,” tha Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit