Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit final për krerët e UÇK-së në Hagë.
Gucati është shprehur se beson që vendimi do të merret para datës 20 korrik.
“Unë besoj që vendimi do të merret para datës 20 korrik. Fundi i qershorit, jam i bindur, jo që më ka treguar dikush, por logjika ma thotë se ata do të lirohen para 20 korrikut”, ka deklaruar Gucati.









