Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një lidhje direkte nga Haga ka folur për fyerjet dhe sharjet që po bëhen në adresë të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gucati është shprehur se situata është e rëndë për këdo që hyn brenda në Gjykatë, duke treguar se është prekur emocionalisht kur ka parë nga afër të akuzuarit.
“Është e rëndë kur hyn brenda. Mu mbushën sytë lotë kur e di kënd e kemi lënë brenda. Mjerë ata mjeran që nuk e dinë kush është brenda. Mjerë ata që shajnë e fyejnë nëpër ‘facebook’-a. Ata nuk e dinë që s’dënohen as Kadria, as Thaci, as baci Jakup as gjenerali Selimi. Aty dënohet shteti i Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se për fyerjet që po bëhen në rrjetet sociale, do t’ia lënë Zotit çështjen e drejtësisë.
“Po na fyejnë nëpër rrjete sociale. Por do t’ia lëmë Zotit dhe ai merr hak”, ka thënë Gucati.









