spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Guadalupe vrau sërish/ Tragjedia e Teksasit e paralajmëruar, 24 viktima dhe dhjetëra të zhdukur si në korrikun e zi të ’87-ës (Foto/Video)

Një stuhi e përmasave historike goditi zemrën e Texas-it gjatë ditëve të festimeve të 4 korrikut, duke lënë pas një bilanc tragjik: të paktën 24 të vdekur, dhjetëra të zhdukur, mijëra të evakuuar dhe qindra shtëpi të shkatërruara. Por më e rëndësishmja, një komunitet i tërë i kapur në befasi, përballë një përmbytjeje që autoritetet e quajtën “të paparashikueshme”, por që ekspertët e klimës e kishin paralajmëruar prej muajsh.

Në qarkun Kerr, një nga zonat më të goditura në Texas Hill Country, reshjet e shiut arritën deri në 28 centimetra brenda pak orësh. Lumi Guadalupe, një burim uji që përherë e ka ushqyer jetën në këtë krahinë, u shndërrua në një cunam të brendshëm, duke u rritur me më shumë se 7 metra për më pak se dy orë. Shpejtësia me të cilën përparoi uji ishte aq befasuese, sa shumë banorë nuk arritën as të dilnin nga shtëpitë.

Alarmi që nuk ra kurrë

Përkundër sinjalizimeve të hershme “flood ëatch” dhe paralajmërimeve më të vonshme “flood ëarning”, shumë banorë nuk morën alarmin në kohë. Zyrtarët lokalë e pranojnë tashmë: “nuk kishim një sistem efikas paralajmërimi për këtë nivel përmbytjeje”.

Guadalupe vrau sërish/ Tragjedia e Teksasit e paralajmëruar, 24

Dhe pikërisht këtu lind pyetja që po kërkon përgjigje nga publiku amerikan: si është e mundur që në vitin 2025, një nga shtetet më të pasura të SHBA, të mos ketë një sistem efektiv për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore?

Vajzat e zhdukura të kampit veror

Një nga skenat më të dhimbshme u regjistrua në kampin veror “Camp Mystic”, ku më shumë se 20 vajza të moshave 7–17 vjeç nuk janë gjetur ende. Të ndara nga familjet për pushimet e verës, ato u zhdukën kur lumi përmbyti kampin gjatë natës. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të ndihmuara nga Garda Kombëtare dhe helikopterë ushtarakë, po zhvillojnë operacione intensive në brigjet e lumit dhe zonat pyjore përreth.

Përpjekje titanike për shpëtim

Deri më tani, mbi 230 persona janë shpëtuar, shumica me helikopterë dhe mjete ujore. Në disa raste, shpëtimi është bërë përmes drone-ve të pajisur me termal kamera. Më shumë se 500 punonjës emergjence janë angazhuar në operacionet e vazhdueshme, ndërsa parashikimet e motit sinjalizojnë reshje të tjera gjatë fundjavës.

Guadalupe vrau sërish/ Tragjedia e Teksasit e paralajmëruar, 24

Kjo tragjedi vë në qendër të debatit neglizhencën sistematike të autoriteteve vendore ndaj paralajmërimeve të shkencëtarëve për ndryshimet klimatike. Texas-i, një nga shtetet më të prekur nga ekstremet e motit vitet e fundit, duket se ende nuk ka mësuar nga uraganët dhe përmbytjet e mëparshme.

Ndërkohë që opinioni publik kërkon përgjegjësi dhe shpjegime, për shumë familje në Kerr County, tragjedia është më shumë se statistikë, është një dhimbje që nuk shuhet lehtë.

Cilat janë vajzat që ende mungojnë?

Emrat që përsëriten në postime janë Virginia Hollis, Mary Grace Baker, Blakely McCoy, Hadley Hanna, Lainey Landry, Janie Hunt, Eloise Peck, Lila Bonner, Renee Smajstrla, Molly Deëitt, Linnie McCoën, Margaret Sheedy, Kellyanne Lytal, Wynne Naylor Dallas, Cile Steward, Anna Margaret Belloës, Greta Toranzo, Sarah MarsH. Të gjitha vajza që ishin në Kampin Mystic në San Antonio, një kamp veror ku marrin pjesë vajza të moshës 7 deri në 17 vjeç, dhe që tani kërkojnë njëra-tjetrën pa pushim.

Guadalupe vrau sërish/ Tragjedia e Teksasit e paralajmëruar, 24

Ndërkohë, në disa qarqe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme , ku disa rrugë janë përmbytur dhe linjat telefonike janë ndërprerë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se “është e tmerrshme ajo që ndodhi. Jam i shokuar.  Ne do të ofrojmë ndihmë federale, do të kujdesemi për ata që janë përfshirë. Po bashkëpunojmë me guvernatorin”.

Precedenti i korrikut 1987

Por ajo që sapo ka ndodhur është një tragjedi me precedentë. Përmbytja të kujton atë vdekjeprurëse që ndodhi në të njëjtën zonë në korrik të vitit 1987, kur lumi Guadalupe u rrit nëntë metra, duke përmbytur një autobus shkolle dhe një furgon që po transportonin adoleshentë në një kamp veror aty pranë. Dhjetë fëmijë vdiqën në atë kohë dhe 33 të tjerë u shpëtuan duke u kapur pas degëve të pemëve derisa të mbërrinte ndihma.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit