spot_img
spot_img
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
spot_img

Grupet propaganduese të VV-së lëshohen në ofensivë: dje e nxorën një citat të rremë në emër të djalit të Adem Demaçit, sot në emër të Enver Malokut

Eksponentët e VV-së dhe militantët e tyre kanë nisur fushatën propagandistike ndaj kundërshtarëve politikë.

Së fundmi, përmes një strategjie të re propagandistike, po vendosin citate të rreme mbi personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Një citat të rremë, një militant i Vetëvendosjes me emrin Elez Neziraj e ka vendosur mbi foton dhe emrin e Shqiptar Demaçit, djalit të simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit.

“Ky ‘puç’ i orkestruar mes zyrës që duhet të ishte simbol i unitetit dhe partive që humbën besimin e popullit është prova e fundit e rezistencës së sistemit të vjetër ndaj ndryshimit. Albin Kurti nuk është vetëm: ai ka prapa vullnetin e pathyeshëm të qytetarëve që nuk pranojnë kthimin prapa në epokën e pazareve”, thuhet në citatin e rremë, të cilin e ka demantuar Shqiptar Demaçi.

“Është i rrejshëm (fake) ky citat, sepse s’kam shkruar e as thënë gjë deri tani. Se kush na qenka ky Elez”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Shqiptar Demaçi.

Po ashtu sot është keqpërdorur emri i gazetarit të ndjerë, Enver Malokut, i cili është vrarë në vitin 1998. Atij i është nxjerrur një fotocitat i rremë nga një llogari në Facebook e cila e mbështet hapur Lëvizjen Vetëvendosje.Doruntina Maloku, ka reaguar ashpër pasi emri i babait të saj, Enver Maloku, është përdorur në një postim propagandistik.

Maloku tha se manipulimi me emrin e të vdekurve për të ndërtuar narrativa politike është forma më e rëndë e propagandës dhe shkelje e çdo norme elementare njerëzore.

“Të përdorësh dikë që nuk jeton më, për të mbështetur qëndrime politike është jo vetëm moralisht e dënueshme, por edhe një fyerje e drejtpërdrejtë për figurën e tij”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Facebook.

Ajo iu bëri thirrje të gjithëve që të ndalojnë menjëherë këtë manipulim dhe ta heqin emrin dhe fotografinë e babait të saj, Enver Malokut, nga çdo postim propagandistik.

“Enver Maloku nuk është një emër për postime apo grafika propagandistike. Ai është Hero i Kosovës dhe kujtimi i tij meriton dinjitet dhe respekt”, shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit