spot_img
spot_img
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
spot_img

Gruda: PDK nuk voton president pa marrëveshje politike

Thotë se nevojitet dialog mes VV-së, LDK-së dhe AAK-së për të shmangur zgjedhjet e reja.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se subjekti i tij nuk do ta votojë një president pa një marrëveshje politike paraprake dhe pa u përfshirë në diskutime për kandidaturën.

Gruda tha se aktualisht mazhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, prandaj, sipas tij, do të nevojitet dialog politik.

“Do ta shohim. Ajo që dihet është se nuk kanë shumicë për ta zgjedhur presidentin. Kjo nënkupton se do t’i duhet VV-së një dialog politik me neve, me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ky dialog politik do të jetë përcaktues nëse Kosova do të ketë një president të ri apo do të shkojë në një cikël të ri zgjedhjesh”, u shpreh Gruda.

Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë: partia nuk do të votojë një president “blanko” dhe as një kandidat për të cilin nuk është thirrur në tavolinë për diskutim.

Sipas tij, nëse kryeministri Albin Kurti nuk plotëson kushtin për përfshirje në dialog dhe arritje të një marrëveshjeje politike për kandidaturën, atëherë PDK nuk do ta votojë kandidatin për president, situatë që mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit