Gruda: Jemi duke i pritur komentet e LVV-së për draft-ligjin e Speciales- heshtja e tyre, e papranueshme

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se janë në pritje të komenteve të Lëvizjes Vetëvendosje për draft-ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se heshtja e LVV-së ndaj 16 shtatorit “është e papranueshme”.

“Unë kam pritur më shumë përgjegjësi shtetërore ndaj këtij zhvillimi në Gjykatën Speciale. Pse të mos ketë një agjendë të shpejtë për këtë çështje? Ne e kemi dorëzuar një draft të ligjit, dhe po i presim komentet e Vetëvendosjes, sepse kanë thënë do t’i bëjmë komentet tona, le t’i bëjnë komentet e tyre dhe të shkojmë përpara. Kjo heshtje ndaj një zhvillimi kaq të madh, siç është 16 shtatori, për mua është i papranueshëm sepse neve na duhet me pas një strategji shtetërore se si të dilet nga kjo. Ligji mendojmë që është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë për këtë çështje”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, në këto 13 ditë që kanë mbetur, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të bëhet debat intensiv për këtë çështje.

“T’i kalojmë të gjitha komisionet, të kalojë në Kuvend, të mblidhet Kuvendit, ta zgjedhim nënkryetarin e propozuar nga PDK”, tha ai, teksa shtoi se kjo parti ka thënë që në fillim se do të kthehen në Kuvend kur të vendos Gjykata Kushtetuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit