Gruda: I duam dy emra për president sepse nuk i besojmë Albin Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përpardim Gruda ka thënë se subjekti i tij dëshiron ta ketë të drejtën e propozimit të dy emrave si kandidatë për president të vendit.

Ai ka shtuar se PDK-ja e ka një kërkesë të tillë për shkak se nuk i beson Albin Kurtit.

Gruda ka treguar arsyen pse sipas tij, PDK-ja e ka një kërkesë të tillë.

“E vërteta është kjo. Pse i duam dy emra? I duam sepse nuk i besojmë Albin Kurtit. Se nëse një e propozojmë ne, Vetëvendosje një tjetër, Albin Kurti në votim të fshehtë mund të ju thotë deputetëve të vet, votone kandidatin tonë.”, ka thënë Gruda.

Deputeti i PDK-së ka shtuar se takimet dhe dakordimet rreth emrit do të duhej të përfundonin para seancës dhe të njoftohej opinioni .

“Para seancës, duhet të ketë takime dhe darkodime për emrin e kandidatit. Nuk është Kurti patjetër me u pajtu me emrin që ne e propozojmë. Mund të refuzoj emra, ose të diskutohet për emra të caktuar.”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se ka pasur tendenca nga VV-ja për t’u takuar, por që një gjë të tillë, sipas tij, e kanë kërkuar pa dërguar ftesë zyrtare.

“Ka pas tendenca prapë për të arritur te takimi, por pa dërguar letër apo ftesa. Por, fakti që i resiston letrës ai, nuk don me bo procesin serioz qysh po duam ne.”, ka thënë tutje ai ne Rubikon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit