Gruda akuzon VV-në për “tradhti” në Kuvend: Ne e votuam kandidatin e tyre, ata nuk e votuan tonin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka “tradhtuar” Partinë Demokratike të Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.


Gruda ka deklaruar se PDK-ja kishte shkuar në seancë për konsultime, duke marrë parasysh edhe afatin e 16 shtatorit, por sipas tij, gjatë procesit nuk është respektuar marrëveshja politike për votimin e kandidatit të PDK-së.

“Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor, siç e patë. Ajo u kthye në një absurd. Kur njëherë shpiket një arsyetim, ne shkojmë me 9 shtator, me 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër, dhe me 11 shtator ne u tradhëtuam në seancë, se shqip thuhet ‘na u tradhëtuam’”, tha Gruda.


Ai ka theksuar se PDK-ja e kishte votuar kandidatin e VV-së, ndërsa, sipas tij, VV jo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit