spot_img
spot_img
Saturday, January 10, 2026
spot_img
spot_img

Gruaja më e votuar në këto zgjedhje, Haxhiu: Faleminderit për besimin

Haxhiu thekson se gratë e listës së VV-së fituan mandatin pa kuotë gjinore dhe se përfaqësimi është përgjegjësi, jo privilegj.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, ka falënderuar qytetarët për një proces zgjedhor dinjitoz dhe për mbështetjen e dhënë ndaj kësaj force politike.

Ajo theksoi se fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me mbi 51 për qind të votave, si dhe përkrahja e madhe për kryeministrin Albin Kurti, përbëjnë një besim të fuqishëm nga qytetarët.

“Çdo votë e marrë është një kujtesë se përfaqësimi nuk është privilegj, por një barrë që duhet mbajtur me ndershmëri, përulësi dhe punë të palodhshme,” u shpreh Haxhiu.

Në mesazhin e saj, ajo falënderoi veçanërisht qytetarët për mbështetjen ndaj grave, duke theksuar se të gjitha gratë e listës së Vetëvendosjes kanë fituar mandatin pa pasur nevojë për kuotën gjinore.

“Më gëzon fakti që qytetarët panë angazhimin, seriozitetin dhe përkushtimin e tyre. Ky besim është shenjë se shoqëria jonë di ta njohë vlerën aty ku ajo ekziston,” tha Haxhiu.

Në fund, ajo falënderoi edhe personalisht qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se ky mandat është përgjegjësi e madhe dhe se angazhimi për ta bërë Kosovën vendin që qytetarët e duan do të vazhdojë pa u ndalur.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit