spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Gruaja befason me rrëfimin: Nuk kemi bërë seks me muaj, por burri…

Një grua është shprehur e shqetësuar me jetën e saj seksuale, derisa ka treguar se ka muaj që nuk ka pasur marrëdhenie intime me burrin e saj.

Kjo ka filluar ta shqetësoj shumë atë, sa po mendon që burri mund edhe të jetë duke u takuar me dikë.

E për ta ndihmuar që ta kalojë këtë fazë, gruaja kërkoi këshilla nga psikologia, shkruan “The Mirror”.

Rrëfimi i plotë

Jam një grua në të 30-at dhe jam e martuar prej dy vitesh.

Problemi im është se im shoq duket se e ka humbur epshin dhe kemi kaluar nga seks dy ose tre herë në javë në moskryerje të plotë të marrëdhënieve seksuale. Ndoshta kanë kaluar pesë ose gjashtë muaj që kur ishim intim për herë të fundit, por më duket sikur ka kaluar edhe më shumë kohë.

Nuk e di si ta diskutoj me të pa e shndërruar në një problem të madh. Ai filloi një punë të re në shkurt, kështu që ka pasur shumë ndryshime profesionale dhe e di që ai ndjen shumë presion financiar, pasi unë hoqa dorë nga puna pas lindjes së djalit tonë.

Mendova se mungesa e seksit do të ishte e përkohshme, por po zgjat shumë dhe po filloj të bëhem paranojake dhe të pyes veten nëse ka të bëjë me mua apo nëse ai mund të jetë duke u takuar me dikë tjetër.

Ai duket mjaft i lumtur në mënyra të tjera – thotë se puna e tij po shkon mirë dhe nuk është i mërzitur në shtëpi, kështu që nuk mund ta kuptoj se çfarë po ndodh.

Ju lutem më ndihmoni. Ndihem shumë e re për të qenë në këtë situatë dhe dua të ndihem përsëri afër burrit tim.

Përgjigja e psikologes: Epo, ndoshta ai është i stresuar ose i preokupuar me punën e tij të re, plus të gjitha marrëdhëniet kalojnë nëpër kulme dhe ulje-ngritje. Por, kam frikë se e vetmja mënyrë për ta zbuluar është të bisedoni.

Mund ta trajtoni pa u konfrontuar. Ndoshta mënyra për t’u hapur do të ishte t’i thoni se keni ndjerë pak të pasigurt për veten dhe marrëdhënien për shkak të mungesës së seksit, në vend që ta drejtoni gishtin ose ta akuzoni se po takoni dikë tjetër.

Çfarëdo që ai ka për të thënë është më mirë sesa ta injoroni. Ne i shmangemi diskutimit të çështjeve rreth seksit, veçanërisht mungesës së tij, sepse jemi të shqetësuar se do të çojë në siklet ose konflikt, ose në mënyrë të pavetëdijshme nuk duam të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë partneri ynë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit