Richard Grenell ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, më saktësisht për moskonstituimin e Kuvendit.
Grenell, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është e qartë sa i përket kësaj çështjeje dhe kërkon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
“Kush në #Kosovë po e mbron Kushtetutën?
Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të”, ka shkruar ai.








