spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Grenell i kundëpërgjigjet sërish Albin Kurtit

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit, dje duke komentuar deklaratën paraprake të Grenellit, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të forta se tash.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell e ka quajtur deklaratën e Kurtit si një iluzion.

Ai ka potencuar se me Kurtin në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta.

“Iluzion. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit