Graniti Muhaxheri, i fejuari i reperes Melinda Ademi, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet, ku këtë herë shfaqet krah për krah me Melindën.
Në njërën prej fotografive, dyshja shihet duke ecur dorë për dore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Pamjet nga pushimet kanë ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët nuk kanë kaluar pa e komentuar afrimitetin mes tyre.
Kujtojmë se në media është përfolur se këtë vit dyshja do ta kurorëzojë dashurinë me martesë.









