Granit Xhaka Tashmë zyrtarisht ka kaluar nga Bayer Leverkuseni te Sunderland.
Dy klubet e konfirmuan marrëveshjen të mërkurën në mesditë, duke bërë të ditur se mesfushori i ka bashkuar radhët e Sunderlandit nga Bundesliga në Premier League. Transferimi i Xhakës ka kushtuar klubit të Premier League 20 milionë euro.
Pas marrëveshjes, Granit Xhaka ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë për kthimin në Premier League.
“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur kam folur me klubin, kam ndier entuziazmin dhe energjinë e të gjithë njerëzve këtu, si dhe mentalitetin që kanë lojtarët. Është saktësisht ajo që kam dashur dhe kam ndjenja shumë të mira. Jemi kthyer aty ku ky klub duhet të jetë. Duam të qëndrojmë këtu dhe të shkruajmë historinë tonë. Ndiej se jam gati për ta ndihmuar ekipin me përvojën, por edhe me kualitetin po ashtu. Duhet të gjejmë veten tonë në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë problem i madh. Ishte kohë e gjatë për të pritur, por jam këtu dhe mezi pres të fillojmë,”, ka thënë Xhaka.
Xhaka ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Sunderlandin, që ka arritur të rikthehet në Premier League.






