Granit Xhaka pranë rikthimit te Chelsea, marrëveshja me lojtarin raportohet e arritur

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të rikthehet në një nga klubet më të mëdha të Ligës Premier, pasi raportimet e fundit bëjnë të ditur se Chelsea ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale, ndërsa tani mbetet që Chelsea dhe Sunderland të dakordohen për shumën e transferimit.

Interesimi i klubit londinez lidhet edhe me ardhjen e Xabi Alonsos në stolin e Chelseat, i cili pritet ta marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës më 1 korrik. Alonso e njeh mirë Xhakën nga bashkëpunimi i tyre te Bayer Leverkusen, ku fituan Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.


Xhaka iu bashkua Sunderlandit në verën e vitit 2025 dhe zhvilloi një sezon të suksesshëm në Ligën Premier, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës që siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës.

33-vjeçari ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028, por raportimet sugjerojnë se Chelsea synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror, nëse klubet arrijnë marrëveshje për dëmshpërblimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit