spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Granit Xhaka mahnit në debutim me Sunderlandin -Trajneri Le Bris: Ai ua bën jetën më të lehtë të gjithëve

Granit Xhaka ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në Angli, këtë herë me fanellën e Sunderlandit. Pas transferimit nga Bayer Leverkusen për 15 milionë euro plus bonuse, mesfushori 32-vjeçar ka zbritur në fushë të shtunën në Stadium of Light, duke treguar menjëherë pse u mor për të udhëhequr projektin e ri të klubit.

Në miqësoren ndaj Real Betis, Xhaka ishte jo vetëm titullar, por edhe kapiten i skuadrës, një rol që e mban prej vitesh edhe te Kombëtarja e Zvicrës. Megjithatë, debutimi nuk u mbyll me rezultat pozitiv: Sunderland u mposht minimalisht 0:1, me gol të spanjollit Aitor Rubial në minutën e 74-të.

Trajneri Régis Le Bris, i cili këtë verë ka marrë drejtimin e klubit të Sunderland, ka folur me entuziazëm për paraqitjen e Xhakës dhe rolin që ai pritet të ketë në ekip.

“Na duhet pjekuri, nivel, përvojë dhe qëndrueshmëri, Graniti i ka të gjitha. Ai ua bën jetën më të lehtë lojtarëve përreth tij. Pikërisht këta lojtarë duhen në Premier League. Ai me shumë gjasë do të jetë kapiteni ynë, po,” tha francezi për kanalet zyrtare të klubit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit