spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Granit Xhaka, lojtari më i paguar i të gjitha kohërave te Sandërlendi

Eksperti i financave i “TBR Football”, Adam Uilliams, është duke hulumtuar detajet e transferimit të Granit Xhakës dhe rezulton se ai nuk është vetëm transferimi më me ndikim i Sandërlendit, por është edhe lojtari me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.


Uilliams tha: “Nuk e dimë saktësisht se sa fiton Granit Xhaka te Sandërlendi, por jemi të vetëdijshëm se ai është lojtari më i paguar i Sandërlendit. Dhe si rrjedhojë, për shkak të mënyrës se si inflacioni i pagave ka vazhduar të rritet në vitet që kur Sandërlendi ishte për herë të fundit në Premier Ligë, kjo do të thotë se ai do të jetë lehtësisht lojtari më i paguar në historinë e tyre”.

“Ai do të ketë të paktën 100,000 paundë në javë – jam i sigurt për këtë. Fakti që Sandërlendi, një ekip i sapongjitur në kategori, mund të barazojë pagën e tij te Bajer Leverkuseni, kampionët e fundit të Bundesligës, ju tregon gjithçka që duhet të dini rreth dominimit financiar të Premier Ligës krahasuar me rivalët e saj në të gjithë Evropën”, zbuloi ai.

Lidhur me paratë pas marrëveshjes Sandërlend- Xhaka, Uilliams shtoi: “17 milionë paundë që ata kanë paguar për Xhakën, duke përfshirë bonuset, janë një marrëveshje e lirë sipas standardeve të Premier Ligës, veçanërisht për një lojtar që ka luajtur mbi 200 herë në këtë divizion”.

Po, ai është 33 vjeç dhe marrëveshja 3-vjeçare, në letër, mund të duket si një rrezik, por është një marrëveshje që Sandërlendi me siguri mund ta përballojë.

Sipas disa raporteve të tjera, Xhaka fiton pak më pak se 6 milionë paundë në vit te Sandërlendi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit