Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave dhe raste të tilla po krijojnë pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një person ka kryer grabitje nën kërcënimin e armës.
Rasti ka ndodhur te pompa e derivateve “Dilloni Benz”, ku një person i maskuar e i armatosur i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kanë filluar edhe hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve të rastit si dhe kapjen e autorit.








