Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka ndarë me ndjekësit e saj një eksperiencë të pakëndshme që i ka ndodhur natën e mbrëmshme.
Gjatë një udhëtimi me makinë, ajo ka deklaruar se ka kaluar përmes Serbisë, por destinacioni i saj u vonua për shkak të një ndalese të gjatë në kufi.
Juli ka bërë të ditur se është mbajtur për rreth tri orë nga autoritetet kufitare në Serbi, një vonesë kjo që sipas saj nuk ishte rastësore.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo u shfaq e revoltuar, duke pretenduar se ky veprim është bërë me qëllim pikërisht për shkak të qëndrimeve të saj publike.
“O njerëz, kur e keni ndërmend me kuptu se unë gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim,” u shpreh ajo në video, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që përballet me vështirësi të tilla.








