Imazhi i një të moshuare që i propozoi publikisht, Lionel Messit, pak para fillimit të ndeshjes së Inter Miami kundër Palmeiras për Kupën e Botës për Klube u bë viral në të gjithë botën.
Incidenti, nëse mund të quhet i tillë, ndodhi në stadiumin Hard Rock në Florida, ku u zhvillua ndeshja e 3-të e fazës së grupeve.
Një tifoze e moshuar kishte shpalosur një banderolë me mesazhin: “Messi, a do të martohesh me mua?”, duke provokuar komente të ndryshme, por edhe momente të bukura në periferi të garës së sapokrijuar të FIFA-s.
Megjithatë, përgjigjja e Messit erdhi me një buzëqeshje dhe një përshëndetje të madhe drejtuar gruas së moshuar…








