spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Gjysh për herë të 11-të – Donald Trump mirëpret nipin nga vajza Tiffany

Donald Trump ka një arsye të re për të festuar – është bërë gjysh për herë të 11-të. Vajza e tij më e vogël, Tiffany Trump, ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, e kanë quajtur Alexander Trump Boulos.

Lajmin e bukur e ndau vetë Tiffany në rrjetin social “X” (ish-Twitter), duke publikuar një fotografi të këmbës së vogël të të porsalindurit, shoqëruar me një mesazh prekës:

“Mirë se erdhër në këtë botë djali ynë i ëmbël… Të duam pa masë!”

Tiffany, 31 vjeç, dhe Michael, 27 vjeç, u martuan në një ceremoni madhështore në resortin Mar-a-Lago në vitin 2022. Ky është fëmija i parë për çiftin dhe nipi më i ri për presidentin amerikan.

I prekur nga lajmi, Donald Trump kishte bërë të ditur shtatzëninë e vajzës së tij gjatë një fjalimi në tetor, duke e përshkruar Tiffany-n si një “grua të jashtëzakonshme” dhe duke shtuar me krenari:

“Ajo do të bëhet nënë. Kjo është e mrekullueshme.”

Familja Trump tashmë feston ardhjen e anëtarit më të ri me emocion dhe dashuri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit