Gjyqtari i Speciales u emërua nga shefi i EULEX-it, reagon deputeti i PDK-së

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar pasi shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano emëroi Christopher Gosnell si gjykatës të ri në Speciale.

Emërimi i tij pason dorëheqjen nga Regjistri të gjykatësit Kenneth Roberts, po ashtu nga Kanadaja.

Lidhur me këtë zhvillim, Behrami tha se nga kjo gjykatë nuk i raportojnë Kosovës por EULEX-it dhe UNMIK-ut.

“Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales.

Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut”, shkruan ai në një postim në Facebook

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit