Artan Behrami, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, pasi gjyqi në Hagë po shkon drejt përmbylljes, tha se aty po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vetë Kosova.
“Këtë urrejtjen e tyre kundër UÇK-së sërish do ta shndërrojmë në fitore të Kosovës! Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova. Pra, të gjithë ne!”, ka shkruar Behrami.








