“Gjykatë morale” në vend të qeverisjes – Haxhiu zbardh prapaskenat e Kurtit me Osmanin dhe Abdixhikun

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se Albin Kurti nuk po flet më për qeverisje e Qeverinë, por për turpin dhe fajtorin.

Haxhiu tha se Kurti po e ndërton një narracion sikur të ishte “gjykatë morale”.

Ai shtoi se edhe në takim me Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, Kurti u ka thënë se Kosovës i duhet një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me shoqatën e zjarrfikësve.

“Në shumicën e rasteve, Kurti nuk po flet as për qeverisje, as për Qeveri; ai po flet për turpin dhe fajtorin. Ai po ndërton një gjykatë morale në politikë dhe nuk po bën analizë politike. Në publik, debati është zhvendosur vetëm te çfarë është e vërtetë dhe kush është fajtor”, tha ai.

“Ai thoshte se presidenti duhet të ishte i pranueshëm dhe të propozohej nga opozita, dhe asnjëherë nuk e kërkonte një president që i përshtatej atij. Me pak fjalë, ai thotë se nevojitet një president që të takohet me zjarrfikësit. Ai ka folur edhe me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun për një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me zjarrfikësit”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit