“Gjykata Speciale është pasuri kombëtare” – Avokati Gazmend Halilaj shpërthen në reagim të fuqishëm ndaj OVL-së

Avokati i njohur, Gazmend Halilaj, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, duke e quajtur Gjykatën Speciale si pasuri kombëtare dhe duke kërkuar dënim maksimal për kriminelët dhe urdhërdhënësit e luftës.

Në reagimin e tij, Halilaj shkruan me tone të forta:

“Gjykata Speciale është pasuri kombëtare.
Për urdhërdhënësit, vrasësit dhe gjakprishurit – hiq më pak se burgim të përjetshëm.”

Më tej, ai ironizon ashpër me Shehollin – komandantin e OVL-së së UÇK-së, duke e ftuar që të organizojë edhe një protestë kundër tij, vetëm sepse përkrah drejtësinë dhe gjykimin e atyre që kanë cenuar jetën dhe nderin e viktimave.

“E ftojë Shehollin – komandantin e OVL-së, së gërditshme, të organizoj edhe një protestë kundër meje, që e përkrahi Gjykatën dhe drejtësinë.”, përfundon avokati Halilaj në reagimin e tij.

Ky qëndrim i drejtpërdrejtë dhe i palëkundur i Halilajt po nxjerr në pah ndarjen mes atyre që duan drejtësi dhe atyre që vazhdojnë ta mohojnë atë, duke e përdorur luftën si mburojë për krimet individuale

https://www.facebook.com/share/p/178eVfSMVa/

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit