Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi ndaj Veton Berishës

Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë për shpifje të parashtruar nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kundër deputetit Veton Berisha.

“Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij.

Në njoftimin e gjykatës nuk janë dhënë detaje për çfarë rasti bëhet fjalë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit