Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ardjan dhe Florenc Çapjan, të dënuar për vrasjen dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri, në vitin 2012.
Trupa gjykuese rrëzoi rekursin e të pandehurve dhe miratoi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke i dhënë fund një nga proceset më të bujshme gjyqësore të viteve të fundit.








