Gjykata e Hagës refuzon sërish kërkesën e Mlladiqit për lirim të përkohshëm

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë ka refuzuar edhe një herë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, për lirim të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore.

Mlladiq, i dënuar në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, kishte kërkuar që të lirohej përkohësisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas vendimit të fundit, ekspertët mjekësorë kanë konstatuar se gjendja e tij po monitorohet dhe trajtohet në mënyrë adekuate nga Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të OKB-së dhe spitali i burgut.

Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë arsye të mjaftueshme për lirimin e tij të përkohshëm, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues me burgim të përjetshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit