spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Gjuriq: Heqja e masave ndaj Kosovës, interpretohet si sinjal se gjithçka është në rregull

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se e shqetëson heqja e masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj regjimit të Albin Kurtit, sepse kjo në Prishtinë mund të interpretohet si sinjal se gjithçka që ata bëjnë është në rregull.

Gjuriqi gjithashtu ka thënë se “nuk e kupton me çfarë është arsyetuar kjo dhe me çfarë qeveria e Kurtit e ka merituar një gjë të tillë, në kushtet kur ajo po i ashpërson veprimet e saj, veçanërisht në rrethana kur po ndjek dhe persekuton para së gjithash serbët, por edhe komunitetet e tjera pakicë”.

Ai ka pretenduar se “nuk janë vetëm serbët “viktima” të regjimit të Kurtit, por edhe romët dhe boshnjakët, si dhe se Prishtina ka një qëndrim shumë të keq edhe ndaj goranëve, të cilëve madje u është hequr edhe e vetmja komunë e tyre, Gora”.

Gjuriqi ankohet se presioni i bashkësisë ndërkombëtare “është i pamjaftueshëm, pasi është e qartë se regjimi i Kurtit po vazhdon me politikën e tij”.

“Heqja e masave kufizuese regjimi i Kurtit mund ta interpretojë si sinjal se ajo që po bën është në rregull, veçanërisht kur paralajmëron se ndaj serbëve do të fillojë zbatimin e Ligjit për të Huajt, sipas të cilit serbët do të bëhen të huaj”, ka thënë Gjuriqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit