spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Gjuriq falënderon SHBA’në për mbështetjen e “të drejtave të serbëve” në Kosovë

Kryediplomati serb, Marko Gjuriq, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen, siç tha ai, ndaj të drejtave të popullit serb në Kosovë.

Reagimi i Gjuriqit vjen pas atij të ambasadës amerikane në Kosovë, e cila kritikoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos e miratuar shpalljen e rezultateve për Listën Srpska dhe kandidatëve të saj për deputetë.

“Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të qartë për të drejtat demokratike të popullit serb në Kosovë – veçanërisht në pohimin se të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes, duhet të jenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lirisht. Respektimi i këtyre parimeve forcon demokracinë dhe partneritetin në të gjithë rajonin”, shkroi Gjuriq në anglisht në X.

Në KQZ dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, tri vota ishin pro dhe partitë tjera shqiptare abstenuan. Ky vendim i KQZ-së, siç pritej, u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e konsideroi të paligjshëm këtë vendim të KQZ-së.

Sidoqoftë, ky vendim tërhoqi kritikat e aleatëve të Kosovës.

Ambasada amerikane tha se është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ngjashëm reaguan edhe nga Bashkimi Europian, i cili kërkoi që KQZ-ja të mos politizohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit