Gjuha përçmuese e Zafës ndaj Totajt dhe hasjanëve, reagon asamblisti: Bujaria jonë mbetet e shenjtë, edhe kur keqpërdoret

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar ndaj deklaratave fyese të Zafir Berishës kundrejt kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe komunitetit hasjan.

Në një postim në rrjetet sociale, Hodaj e konsideroi gjuhën e përdorur nga Berisha si fyese dhe përbuzëse, duke theksuar se bujaria e hasjanëve është trashëgimi dhe vlerë e patjetërsueshme.

“Furrat e pjekin bukën e bardhë, edhe të zezën besa, atë bukë që në sofrat hasjane i është servu me shumë dashuri mikut. Bujaria hasjane si vlerë e pakontestueshme e jona shpesh është keqpërdorë, shpesh është përdhosë, por hasjanët me krenari e fanatizëm e kanë ruajtur, e kanë kultivuar duke e konsideruar atë si të shenjtë”, shkroi Hodaj.

Ai shtoi me ironi:

“Furrat djegin edhe mbeturinat në Shqipëri po i quajnë inceneratorë,” duke aluduar në mënyrën se si disa persona keqpërdorin mikpritjen dhe mirësinë e hasjanëve.

Reagimi i Hodajt erdhi pas një komenti të Zafir Berishës, i cili kishte përdorur fjalë fyese ndaj kryetarit Totaj, duke e quajtur bir të “furagjisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit