spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Gjueti e paligjshme: Llapjani mbyt një kafshë të egër në fshatin Orllan, përfundon në Polici

Gjuetia e paligjshme është një fenomen që me sa duket, nuk zhduket lehtë në Kosovë. Raste të tilla nuk janë fort të rralla, ku për pasojë të dyshuarit futen në telashe dhe përfundojnë në Polici. Kështu ndodhi edhe sot në fshatin Orllan të Podujevës.

Rasti dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, kur një person kishte shtënë me armë gjuetie dhe ka mbytur një kafshë të egër, në afërsi të liqenit të fshatit.

Policia ka marrë informacionin për rastin, ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është identifikuar personi i dyshuar.

Me rastin e kontrollit policor është konfiskuar arma dhe gëzhoja, ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është hapur rasti në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Gjueti e kundërligjshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit