spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Gjuajtje me armë zjarri në Skenderaj

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në Skenderaj në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Nga informacionet e para dyshohet nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri, por nga këto të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit