spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Gjuajtja me armë zjarri në Klinë, arrestohet i dyshuari

Një incident ka ndodhur sot në Klinë, ku pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” ka pasur gjuajtje me armë zjarri.

I dyshuari ka përdorur armën në drejtim të një personi tjetër dhe ka ikur nga vend ngjarja, mirëpo i njëjti është arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 9:40, Policia është njoftuar se në afërsi të shkollës Fehmi Agani, një person ka shtënë në drejtim të një tjetri dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe tashmë kanë filluar procedurat e intervistimit”, potencoi ai.

Ndërkaq, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me zbardhjen e këtij rasti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit