Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta.
Ai foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë vitit 2026.
Madje, ai u shpreh se gjatë këtij viti, Kosova mund të përballet me dy procese zgjedhore.
“Kurti me qëllim po i humb kohë Kosovës. Janë prodhuar kriza për gjëra krejt të thjeshta”, tha ai.
“Po shpresoj që kjo çka po them nuk del as profeci vetpërmbushëse, as e vërtetë, por mundemi me pasë dy palë zgjedhje në vitin 2026”.









