Gjini: Kosova iu përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Gjini, pasi votoi, para mediave ka deklaruar se qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre dhe ta marrin vendin në duart e tyre, duke shprehur shpresën që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën.


“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe ta marrin Kosovën në duart e veta. Kosova iu përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, ka thënë Gjini pas ushtrimit të së drejtës së votës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit