Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së martës në qytetin e Gjilanit.
Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2025, rreth orës 11:15, në rrugën “Makfire Deda”, ku njësitë policore janë njoftuar për një rast të dyshimtë.
Sipas informatave, në vendin e ngjarjes është takuar ankuesi H. R, i cili ka deklaruar se e kishte gjetur vëllain e tij, Muhamet Rexhepi pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte i vetëm.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku përgjegjës, i cili rreth orës 11:25 ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekes dhe deklarimeve të familjarit, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune apo rrethana të tjera të dyshimta.
Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe ekipet relevante, të cilat kanë dalë në vendngjarje. Me vendim të Prokurores kujdestare për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes janë duke vazhduar.










