Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Lumbardh, në fshatin Grabanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës tha se veç prokurores së krimeve të rënda dhe Policisë, në vendin e ngjarjes doli edhe një njësit i zjarrfikësve, që bënë “tërheqjen e trupit”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML”, tha ai.
Policia, tha Nikçi, “ka marrë autorizim nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”.






