Gjesti ka surprizuar motrën e tij, Blerinën, në mes të natës me rastin e ditëlindjes së saj.
Artisti shumë i dashur për publikun shqiptar ka ndarë video në Instagram, ku shfaqet duke i bërë një vizitë të papritur motrës së tij me një tortë festive dhe buqeta me lule, të cilat i kishte përgatitur enkas për këtë ditë të veçantë.
Në videon e publikuar, shihet momenti emocionues kur Blerina surprizohet nga gjesti i vëllait të saj, ndërsa atmosfera familjare dhe e ngrohtë ka prekur edhe ndjekësit e artistit. Krahas pamjeve, Gjesti i ka dedikuar motrës disa fjalë të ndjera, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.
Ai ka shprehur dashurinë dhe vlerësimin e madh që ka për të, duke theksuar se do të jetë gjithmonë pranë saj në çdo moment, veçanërisht kur ajo të ketë nevojë për mbështetjen e tij.











