spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Gjesti ‘i ka vënë syrin’ Valbonës? Banori: Kur ke ndenjur me Jozin, se më shumë e paske dashur ti se Loredana

Valbona dhe Jozi nuk rrinin thuajse fare bashkë në shtëpinë e Big Brother. Kur banori rrezikoi të dilte një herë nga shfaqja reality, ishte Valbona që e shpëtoi, me anë të kutisë së shpëtimit, duke u hequr gjithë të tjerëve të drejtën e rikthimit.

Ajo e justifikoi veprimin e saj me faktin se Jozi ishte shok me vëllezërit e gazetares. Pak më vonë doli që nuk ishin vëllezërit e saj biologjikë, por miq që ajo i konsideronte të afërt.

Vetë Jozi, në intervistën që dha për Fan Club, deklaroi se me Valbonën ishte takuar vetëm dy herë, një prej të cilave rastësisht. Kjo bën që mbi marrëdhënien e të dyve të ngrihen shumë dyshime. 

Si pasojë e kësaj, Gjesti, i cili deri tani ka dalë triumfues ndaj kujtdo që ka sulmuar, duke e nxjerrë jashtë shtëpisë, pyet Valbonën se sa kohë ka kaluar me Jozin, që e konsideron si shok të ngushtë.

Kjo e fundit me këmbëngulje vijon të shprehet se Jozi është shok dhe me vëllezërit e saj.

Valbona: Ore po ta them sërish, Jozi është shok i ngushtë i dy vëllezërve të mi jo biologjikë. Më kupton? Ti e di, ty të erdhi dhe të përshëndeti. Ti e kupton se ça është shoqëria.

Gjesti: Ti Jozin shok e ke pas aa?

Valbona: Patjetër.

Gjesti: Aman, kurrë s’ju kam pa bashkë kohëve të fundit.

Valbona: Ore unë nuk kam ardhur këtu për Jozin. Nuk kemi qenë këtu dy në një.

Gjesti: Moj përgjigju, pse po m’ik prej pyetjes. Përgjigju: Kur ke nejt ti me Jozin aq shumë sa me e pasë shok të ngushtë?

Valbona: Kam nejt aq sa duhet. Unë skam ardh këtu t’bëj lojë me Jozin.

Gjesti: Ça ke pas? Po du me ditë ça shoqërie ke pas me të. Më shumë e paske dashtë ti, sesa Loredana mor vlla. Loredana është mërzit atë ditë dhe e ka kry, ti vazhdon prapë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit